Nga Universiteti i Tetovës bëjnë të ditur se sot ka filluar afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2023/2024.

“Kandidatë nga qytete të ndryshme të vendit tonë, nga Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë dhe rajoni, sot në ambientet e Universitetit tonë kanë aplikuar për të studiuar në programe të ndryshme studimore, të cilët i ofrojnë 13 njësitë akademike të Universitetit të Tetovës”, thonë nga Universiteti i Tetovs.

Ata shtojnë se afati i parë i regjistrimit në UT do të vazhdojë deri më 1 shtator 2023.

Ndryshe, për të lehtësuar procedurat e regjistrimit për studentët e rinj, Universiteti i Tetovës ka krijuar edhe aplikimin online./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Filloi afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj në Universitetin e Tetovës appeared first on Telegrafi.