Filloi aksioni i madh për pastrimin e Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Qendra sportive “Boris Trajkovski” sonte filloi aksioni i madh “72 orë Shkup i pastër”.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski sot pas marrjes së funksionit të kryetarit paralajmëroi se sonte prej përpara Qendërs sportive “Boris Trajkovski” do të fillojë aksioni i madh “72 orë Shkup i pastër”.

“Në 72 orët e ardhshme, do të japim gjithçka nga vetja që qyteti i Shkupit të shkëlqejë, siç ua premtova praktikisht ytetarëve të mi. Në mënyrë shtesë do të ndihmojnë dhe kolegët kryetarët e komunave nga brenda, do të përfshihen cisterna për larjen e rrugëve. Pas një kohe të gjatë, do t’i lajmë rrugët në kryeqytet, sheshi do të lahet sonte, keji do të pastrohet dhe lahet seriozisht, në mënyrë që pjesë-pjesë të rigjallërojmë dhe ndërmarrjet publike, për t’i rikthyer ato në normalitet”, tha Gjorgjievski.

Sonte para “Boris Trajkovskit” janë dhe kryetari i Komunës së Aerodromit Dejan Miteski, kryetarja e Komunës së Kisella Vodës, Beti Stamenkovska Trajkoska dhe kryetari i Komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski, të cilët dhanë mbështetjen e tyre iniciativës për një Shkup më të pastër dhe më të rregullt.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy