Filloi debati për Ligjin për shtetësi, parashtrohen 1.000 amendamente

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Filloi debati në Komisionin për Çështje Evropiane për Propozim-ligjin për shtetësi. Kishte reagime të shumta, ndërsa situata u përkeqësua kur deputeti Zekir Ramçilloviq i dha kopje të personave pa shtetësi, deptuetes nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Marija Petrushevska.

Opozita maqedonase u përpoq që përmes vërejtjeve procedurale të anulojë fillimin e debatit me qëllim që të mos nisin afatet prej dy ditëve në komision. Vërejtja ma e madhe ishte se ligji nuk është evropian.

Ligji, sipas Aleancës për Shqiptarët, të cilët edhe e propozuan, zgjidh problemet e qytetarëve.

Pas vërejtjeve procedura, kryesuesi i komisionit, Arbër Ademi vendosi në rend ditë për votim. Në ligjin për shtetësi janë parashtruar 1.006 amendamente, prej të cilave 6 të OBRM-PDUKM-së janë refuzuar.

Advertisement

Debati në KÇE do të zgjasë tre ditë. Javën e ardhshme pritet propozimi të ndodhet para deputetëve për votim./Telegrafi/

Filloi debati për Ligjin për shtetësi, parashtrohen 1.000 amendamente shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy