Kryetari i komunës së Butelit të Shkupit, Darko Kostovski, njoftoi se shkolla fillore e sapondërtuar ka filluar punën me fillimin e regjistrimit të nxënësve të rinj të klasës së parë.
“Që nga sot zyrtarisht ka filluar regjistrimi i nxënësve të klasës së parë në shkollën e re fillore komunale “Vizbegë” në vendbanimin Vizbegë.
U njoha në detaje me punën e komisionit që kryen regjistrimin e nxënësve të klasës së parë. Bëra edhe një xhiro nëpër klasat e reja ku do të mësojnë nxënësit e ardhshëm të klasës së parë.
Shkolla në Vizbegë është plotësisht e përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor”, informoi Kostovski./Telegrafi/
The post Filloi me punë shkolla e re në Vizbegë, po regjistrohen nxënësit e klasës së parë appeared first on Telegrafi.