Filloi pjesa e tretë e fushatës “Mbill një dëshirë”, këtë herë me fokus në një të ardhme të qëndrueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot, në një mëngjes të përbashkët me përfaqësues të mediave, tre shoqëritë pensionale “Sava”, “KB Prvo” dhe “Triglav” shënuan fillimin e vazhdimit të tretë të “Mbill një dëshirë”, fushatë me karakter edukativ.

Pas dy fushatave të suksesshme që realizuan me emrin “Mbill një dëshirë”, këtë herë kompanitë e pensioneve fokusuan aktivitetet dhe edukimin e tyre në një të ardhme të qëndrueshme, pra në përfshirjen aktive të brezave të rinj në ndërtimin e shprehive dhe zgjidhjeve për një të ardhme të qëndrueshme.

Qëllimi kryesor i fushatave është mbi të gjitha ndërgjegjësimi për sistemin e reformuar të pensioneve, përmes simbolikës së mbjelljes së pemëve dhe kohës që duhet për të parë dhe shijuar rezultatin e atij investimi, ndërsa nga ky vit edhe përmes aktiviteteve të vogla që bëjnë një ndryshim të madh për një të ardhme më të mirë.

Advertisement

“Edukimi në vitet e para është aspekti më i rëndësishëm i investimit në procesin e ndërtimit të një të ardhme më të mirë në planin afatgjatë, por edhe motivimi për kujdes aktiv ndaj mjedisit. Përveç popullatës së re, qëllimi i kësaj fushate është përfshirja e anëtarësimit në të gjitha projektet, si një mënyrë për të krijuar një komunitet të arsimuar që vepron me vetëdije dhe aktivisht për një të nesërme më të mirë, për veten dhe për gjithçka që na rrethon. Përveç anëtarësimit, sigurisht që synimi final është të frymëzojë pjesëmarrjen aktive të publikut të gjerë, sepse me secilin shembull pozitiv individual, e gjithë shoqëria jonë është një hap më afër një të ardhmeje më të mirë për të cilën ne të gjithë përpiqemi”, theksuan përfaqësuesit e shoqërive pensionale.

Kompania e pensioneve “Sava”, “KB Prvo” dhe “Triglav”, tashmë për tetë vjet zbatojnë fushata për edukimin dhe informimin e të gjithë popullatës për përfitimet e anëtarësimit në fondin pensional të detyrueshëm dhe vullnetar, por me “Mbill një dëshirë” ata kanë dhënë një qasje të ndryshme për t’u kujdesur për të ardhmen nga një perspektivë financiare, por edhe mjedisore.

Në dy vitet e fundit, krahas aktiviteteve edukative, të rinjtë patën mundësinë të marrin pjesë në krijimin e “Parqeve pensionale” në oborrin e një fakulteti dhe tetë shkollave të mesme në të gjithë vendin, si dhe të ofrojnë zgjidhjen e tyre projektuese për “Parku pensional” me një sipërfaqe prej 5000 metrash katrorë.

Advertisement

Për këtë vit, kompanitë e pensioneve njoftuan “Parqe të reja pensionale”, për të kujtuar se një ide e bukur e mbjellë sot, do të vazhdojë të degëzohet dhe të sjellë përfitime për të gjithë. Gjithashtu, do të ketë edhe aktivitete që kanë të bëjnë me riciklimin, temë kjo që lidhet ngushtë me mirëmbajtjen e parqeve dhe dëshirave të mbjella, si dhe organizimi i “Eco-ton”-it të parë, në të cilin ku sipërmarrësit e rinj do të aplikojnë me idetë e tyre për projektet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Në fjalimet e tyre për mediat, përfaqësuesit e shoqërive të pensioneve shpjeguan sistemin e reformuar të pensioneve dhe shpjeguan funksionimin e shtyllës së dytë dhe të tretë të pensioneve.

Në takimin me gazetarët, shoqatat pensionale e prezantuan edhe videon e fushatës së re.

Advertisement

 

Filloi pjesa e tretë e fushatës “Mbill një dëshirë”, këtë herë me fokus në një të ardhme të qëndrueshme shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy