Filloi vaksinimi edhe në Tetovë, interesim i madh i qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga sot vaksinimi i qytetarëve ka nisur edhe në Tetovë dhe rrethinë. Janë paraqitur 800 persona të moshës mbi 75 vjeç. Personat që u vaksinuan sot apeluan që për vaksinë të aplikojnë të gjithë qytetarët.

Edhe pse vaksinimi filloi në orën tetë të mëngjesit, një numër i madh banorëve të Tetovës, kishin ardhur shumë më herrët.

Mirjana Apostolloska ishte e para në Tetovë që mori vaksinën. Ajo tha se ndjehet mirë dhe se rekomandon gjithë bashkëmoshatarët e saj të marrin vaksinën dhe të mbrohen nga virusi.

“Mirë ndjehem super, nuk kam asgjë shumë mirë kaloi, injektimi nuk ishte asgjë. Ndjehem shumë mirë. Gjithë duhet të vijnë, gjithë duhet, të vijnë edhe për vete mirë është edhe për familjet tona sepse edhe unë jam e mbrojtur por edhe ata që janë me mua të jenë të mbrojtur”, u shpreh Mirjana Apostolloska.

Advertisement

Ndryshe, edhe në disa qytete tjera ka nisur vaksinimi i qytetarëve të moshuar me vaksinën “Astra Zeneca”.

Filloi vaksinimi edhe në Tetovë, interesim i madh i qytetarëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy