Përveç të punësuarve në Spitalin e përgjithshëm në Kërçovë, të cilët mbrëmë filluan vaksinimin kundër Kovid-19, për këto dy ditë do të vaksinohen 59 punonjës shëndetësor të cilët janë të kyçur në kurimin e pacientëve të prekur nga Covid-9.

Prej sot fillon vaksinimi i të punësuarve në Shtëpinë e Shëndetit në kërcove, të cilët në disa grupe do ta pranojnë vaksinën në qendrën modulare në Shkup.

“Sot grupi i parë i të punësuarve do ta pranoj vaksinën kundër Kovid-19 në qendrën modulare në Shkup. Pastaj të punësuarit në Ndihmën e Shpejtë, të ndarë në katër grupe nga 6 persona do të udhëtojnë në Shkup që të vaksinohen. Tani për tani vaksina do të pranojnë vetëm të punësuarit në Ndihmën e Shpejtë dhe atë 32 të punësuar, ndërsa katër persona të punësuar në këtë qendër nuk kanë pranuar të vaksinohen”, deklaroi drejtori Xhabir Bajrami.

Filloi vaksinimi i punonjësve shëndetësorë në Kërçovë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";