Fillojnë masat rigoroze kundër coronavirusit në Maqedoni, kafenetë do të punojnë deri në ora 18:00

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga sot deri më 21 janar, objektet gastronomike me klientë do të punojnë deri në orën 18:00. Kjo është një nga masat kryesore të miratuara nga qeveria, me kërkesë të Komisionit për Sëmundjet Infektive. Sipas autoriteteve, qëllimi është të shmanget rreziku i një vale të re të qytetarëve të infektuar. Oda e Pavarur e Gastronomëve është e zhgënjyer me, siç thonë ata, qëndrimin injorant të qeverisë. Paraqitën nismë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e masës qeveritare, për të kufizuar orët e punës. Gastronomët besojnë se pushteti vendos në mënyrë selektive për këtë veprimtari.

“Ne e shohim selektivitetin në faktin se asnjë industri ose mjeshtër tjetër nuk është aktualisht i kufizuar, nga ndonjë masë në punën e tij në orët e punës”, deklaroi Zdravko Josifovski-Oda e Pavarur e Gastronomëve.

Masat e reja kufizuese ndalojnë gjithashtu organizimin e festimeve në hotele me rastin e Vitit të Ri dhe festave fetare. Restorantet që janë pjesë e akomodimit do të mund të punojnë deri në orën 21:00, por vetëm për mysafirët që kanë paguar pansion. Baret, banaket në hotele do të jenë të hapura deri në orën 18:00. Sa i përket qebaptoreve dhe lokaleve tjera ku bëhet vetëm dërgimi i ushqimit ose shitet në mënyrë sporteli, ata mund të punojnë deri në orën 23:00.

Kafenetë do të punojnë deri në orën 18, dërgesa e ushqimit deri në orën 21
Restorantet në hotele deri në orën 21 vetëm për mysafirët
Kafe-Baret do të jenë të hapura deri në orën 18:00
Qebaptoret që punojnë në sistem sportelësh deri në orën 23:00

Advertisement

“Përndryshe, në fuqi është edhe ndalimi i organizimit të festimeve në prag të Vitit të Ri për kompanitë dhe institucionet publike. “Gjithashtu, nuk lejohet organizimi i festimeve në ambient të hapur, si dhe në fuqi është ndalimi i grupimit të më shumë se katër personave”.

Inspektorët mbrëmë kanë pasur shumë punë. Në qendër të Shkupit, janë mbyllur disa lokale ku nuk janë respektuar masat, ka pasur klientë pas orës 23.00. Ndërsa pranë një lokali tjetër, klientët me stafin janë fshehur në errësirë nga inspektorët, i kanë pritur që të largohen, dhe të vazhdojnë me festimin. Në Çair, një pronar i një lokali vetë e ka hequr vulën, kështu që ai fitoi një kallëzim adekuat, dhe inspektorët sërish ia vulosën objektin e tij të gastronomisë./Alsat/

Fillojnë masat rigoroze kundër coronavirusit në Maqedoni, kafenetë do të punojnë deri në ora 18:00 shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy