Fillojnë protestat për rastin “Monstra”, kërkohet drejtësi edhe për rastin “Almiri”, “Alfa” dhe “Lagjja e Trimave”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka filluar protestat e sotme në Shkup, kundër dënimit me burg për të akuzuarit në rastin “Monstra”.

Protestuesit përveç për rastin “Monstra”, drejtësi kërkojnë edhe për rastin “Almiri”, “Alfa” dhe “Lagjja e Trimave”.

Protestat kanë nisur nga Parku i Çairit, ndërsa protestuesit do të marshojnë deri tek ndërtesa e Qeverisë së Maqedonisë.

Theksojmë që protesta për padrejtësitë në rastin “Monstra” u mbajtën edhe në muajin shkurt, por policia pengoi protestuesit të vendosen para objektit të qeverisë, me çka pati edhe përplasje fizike në mes protestuesve dhe forcave speciale të Maqedonisë./Telegrafi/

Advertisement

The post Fillojnë protestat për rastin “Monstra”, kërkohet drejtësi edhe për rastin “Almiri”, “Alfa” dhe “Lagjja e Trimave” appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy