Me moton “Drejtësi dhe liri” kanë filluar protestat e sotme kundër vendimit të Gjykatës Penale për rastin “Monstra”.

Protestat e sotme janë organizuar nga familjarët e të dënuarve në këtë rast.

Ditë më parë Gjykata Penale, në rigjykimin e rastit, shqiptoi dënime drakonike, për vrasjen e pesëfishtë që ka ndodhur më 12 prill 2012.

Gjykata dënoi Alil Demirin, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq me burg të përjetshëm. Fejzi Aziri me 15 vjet burg, Haki Aziri me 9 vjet burg, ndërkaq Sami Luta u lirua nga të gjitha akuzat për këtë rast.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

mbrojtja e të akuzuarve, në fjalët përmbyllëse tha se rasti “Monstra” është plotësisht rasti i montuar dhe sinonim i rastit “Dreyfus”, me pasoja të mëdha pasi gjashtë njerëz të pafajshëm dënohen pa drejtësisht. Sipas tyre, është e qartë që prokuroria nuk ka siguruar prova të mjaftueshme dhe ka bazohen vetëm në vetëm indikacione.

Vrasja e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës ndodhi në prill të vitit 2012 dhe për këtë vepër disa nga gjashtë të akuzuarit u dënuan me burg të përjetshëm.

Rasti “Monstra” është kthyer në rigjykim në fund të vitit 2017 ndërsa i ka paraprirë afera e përgjimeve në vitin 2015 nga ish lideri i atëhershëm i opozitës maqedonase, Zoran Zaev i cili kishte deklaruar se ka dëshmi se të akuzuarit për këtë rast mund të jenë të pafajshëm./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fillojnë protestat për rastin “Monstra” në Shkup shkruan Telegrafi.