Burg të përjetshëm për të akuzuarit në rastin “Monstra”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Penale e Shkupit sot ka shpallur aktgjykimin për rastin “Monstra”.

Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq u dënuan me burg të përjetshëm. Fejzi Aziri me 15 vjet burg. Ndërkaq Sami Luta u lirua nga të gjitha akuzat për këtë rast, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësi tha se harxhimet e seancave gjyqësore, janë në llogari të buxhetit të RMV-së.

Ndryshe, mbrojtja e të akuzuarve, në fjalët përmbyllëse tha se rasti “Monstra” është plotësisht rasti i montuar dhe sinonim i rastit “Dreyfus”, me pasoja të mëdha pasi gjashtë njerëz të pafajshëm dënohen pa drejtësisht. Sipas tyre, është e qartë që prokuroria nuk ka siguruar prova të mjaftueshme dhe ka bazohen vetëm në vetëm indikacione.

Advertisement

Vrasja e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës ndodhi në prill të vitit 2012 dhe për këtë vepër disa nga gjashtë të akuzuarit u dënuan me burg të përjetshëm.

Rasti “Monstra” është kthyer në rigjykim në fund të vitit 2017 ndërsa i ka paraprirë afera e përgjimeve në vitin 2015 nga ish lideri i atëhershëm i opozitës maqedonase, Zoran Zaev i cili kishte deklaruar se ka dëshmi se të akuzuarit për këtë rast mund të jenë të pafajshëm.

Por, më pas ai deklaroi se asnjëherë nuk ka thënë se persona të tjerë e kanë kryer aktin, apo se këta janë të pafajshëm dhe se për këtë rast fjalën e fundit e kanë organet e drejtësisë./Telegrafi/

Burg të përjetshëm për të akuzuarit në rastin “Monstra” shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy