Tërhiqet akuza për një nga të akuzuarit në rastin “Monstra”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurorja Fatime Fetai, në fjalën e saj përmbyllëse për rastin “Monstra”, tërhoqi akuzën ndaj të akuzuarit Sami Luta.

“Pasi analizuan të gjitha provat, ata përcaktuan se nuk ka prova të përfshirjes së Lutës në rastin “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni Smilkovcës në 2012. E njëjta gjë u tregua gjatë gjykimit”, tha Fetai.

Ajo akuzoi Alil Demirin, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq për kryerjen e vrasjes së pesëfishtë, përkatësisht krimin e terrorizmit, ndërsa Haki Azirin për ndihmë gjatë veprës. Fejzi Aziri akuzohet se i ka ndihmuar autorët të shpëtojnë./Telegrafi/

Tërhiqet akuza për një nga të akuzuarit në rastin “Monstra” shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy