minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Jankulloska konfirmon se nuk ka pasur njohuri për shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit - Struga.info


Jankulloska konfirmon se nuk ka pasur njohuri për shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-Ministrja e Brendshme Gordana Jankulloska nuk e dinte që komisioni i formuar me vendimin e saj në DSK shkatërroi pajisjet e përgjimit që përgjuan telefonatat e më shumë se 20.000 qytetarëve.

Jankulloska e tha këtë në seancën e sotme në rastin “Target-Fortesa”. Ajo i tha gjykatës se mësoi për shkatërrimin e pajisjeve vetëm kur PSP hapi hetim për rastin.

“Kam ardhur në një informacion të tillë kur PSP hapi rastin “Fortesa” që i referohet shkatërrimit të pajisjeve. Nga ky këndvështrim, duke parë dokumentet e shkruara, pa marrë parasysh deklaratat e dëshmitarëve, është e pamundur të njohësh se për çfarë saktësisht bëhet fjalë në atë procedurë ku pajisjet u shkatërruan”, tha Jankuloska.

Ajo shtoi se Komisioni dhe anëtarët e tij janë të detyruar të respektojnë standardet ligjore dhe se ata kishin përgjegjësi të madhe. Në këtë rast, ajo akuzohet për shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit./Telegrafi/

Advertisement

The post Jankulloska konfirmon se nuk ka pasur njohuri për shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy