Qeveria e RMV-së edhe këtë vit do të jap vauçer për turizëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në një konferencë për shtyp në Qeveri informoi për Programet që do të zbatohen nga Ministria e Ekonomisë në vitin 2021, të cilat u miratuan në seancën e fundit të Qeverisë.

Ai theksoi se masa do të vazhdojë këtë vit – pushime të organizuara për punëtorët me të ardhura të ulëta.

“Efektet e vauçerëve për turizëm të brendshëm për qytetarët me të ardhura të ulëta që ne i realizuam vitin e kaluar si një masë për të mbështetur turizmin gjatë pandemisë dhanë rezultate, veçanërisht për objektet e turizmit të brendshëm. Këtë vit, në këtë drejtim, ne vazhdojmë përmes kësaj mase, e cila filloi të realizohej për herë të parë në vitin 2017”, tha Bekteshi.

Ai shtoi se për atë qëllim, gjithsej 15.000,000 denarë janë siguruar për pushime të organizuara të punëtorëve me të ardhura të ulëta, të ardhurat mujore të të cilëve në familje nuk e kalojnë shumën neto prej 30.000 denarë.

Advertisement

Mbështetja do të arrijë shumën e 12.000 denarë për aplikant, ndërsa thirrja publike do të shpallet në gjysmën e parë të vitit në përputhje me parimin “I ardhuri i parë, i shërbyeri i parë”./Telegrafi/

Qeveria e RMV-së edhe këtë vit do të jap vauçer për turizëm shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy