MSH Maqedoni: Ditët në vijim do të ketë detaje për dërgesën e vaksinave nga Serbia

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrat e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe homologu i tij serb Zllatibor Llonçar në ditët në vijim do të merren vesh për detajet rreth procedurës për dërgesën e 8.000 vaksinave nga prodhuesi “Pfizer” të cilat Serbia do t’ia japë RMV-së.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se marrja e vaksinave, është dakorduar në bisedë mes kryeministrit Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Simbol i kësaj krize shëndetësore është solidariteti, Ministria e Shëndetësisë falënderon Republikën e Serbisë dhe popullin serb për këtë akt miqësor. Procesi i furnizimit direkt me prodhuesin e njëjtë është në fazën finale. Sipas dinamikës së dakorduar, në shkurt përmes ‘Pfizer’ do të arrijnë 5.850 doza të vaksinës, ndërsa nga 17.500 doza në mars dhe prill. Sistemi ynë shëndetësor është tërësisht i gatshëm për vaksinim”, potencojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Klinika e Transfuziologjisë vendosi dy frigoriferë në – 80 gradë për ruajtjen e vaksinës së “Pfizer”, ndërsa në vend gjatë fundjavës arritën edhe dy frigoriferë në – 80 gradë. Deri në fund të muajit në mënyrë shtesë do të arrijnë edhe tre frigoriferë për vaksinën “Pfizer”.

Advertisement

Në shkurt priten edhe vaksinat përmes mekanizmit KOVAX, për të cilat është bërë pagesë dhe është siguruar garanci. Sasia e përgjithshme e vaksinës përmes këtij mekanizmi për shtetin tonë është 833.000 doza, qëndron në kumtesë.

MSH Maqedoni: Ditët në vijim do të ketë detaje për dërgesën e vaksinave nga Serbia shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy