Fillon lëshimi mobil i pasaportave për shtetasit e RMV-së në Kinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dërgoi në Ambasadën tonë në Pekin një ekip mobil, me çka në mënyrë drastike shkurtohet procedura e lëshimit të dokumenteve të udhëtimit edhe në këtë vend.

“Me pajisjet e reja, koha e pritjes është shkurtuar në disa javë, e jo si më parë nga 6-9 muaj (në vendet tejeoqeanike, më shumë se një vit).

Zgjerimi i projektit në Kinë deri më tani ishte pamundësuar shkaku i masave kufizuese të karantinës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Me këtë, shtojnë nga atje, numri i përfaqësive diplomatike-konsullore të pajisura me pajisje të tilla rritet në 15. Përmirësimi i shërbimeve për diasporën është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Jashtme gjatë këtij mandati./Telegrafi/

Advertisement

Fillon lëshimi mobil i pasaportave për shtetasit e RMV-së në Kinë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy