Fillon përdorimi i testeve të shpejta për COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka filluar përdorimi i testeve të shpejta për COVID-19. Këtë e ka konfirmuar mjeki Viktor Isijanovski, drejtor i Shtëpisë së Shëndet dhe anëtar i Komisionit për Sëmundje Infektive.

Shtëpia e Shëndetit – Shkup është institucioni i parë në vend që do të punojë me testet e shpejta. Bëhet fjalë për teste nga kompania Abbott, të cilët janë 99.6 përqind të saktë në rezultat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëse personi që testohet me këto teste është pozitiv, ai gjatë ditës njoftohet nga Instituti për Shëndet Publik, i cili më pas i nënshtrohet anketës epidemiologjike për personat me të cilët ka pasur kontakt.

Dje nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se do të arrijnë 13 mijë teste të shpejta, të cilët do të shpërndahen në të gjitha pikat për testim në vend./Telegrafi/

Advertisement

Fillon përdorimi i testeve të shpejta për COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy