Fillon regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë lajmëron se nga sot fillon, nëpërmjet ueb faqes vakcinacija.mk, fillon paraqitja për vaksinimin pa pages kundër gripit sezonal për grup mosha të ndryshme në ueb faqen vakcinacija.mk.

Me qëllim të mbrojtjes së një numri më të madh të njerëzve nga gripi sezonal, Ministria e Shëndetësisë këtë vit ka rritur sasinë e vaksinave të prokuruara, përkatësisht ka prokuruar 60 mijë doza të katër llojeve të vaksinave të gripit sezonal të destinuara për vaksinim falas.  

Nga Vaksinimi falas do të mbulohen grupet e rrezikut, si më poshtë:  

Të moshuar (mbi 65 vjeç)
Personat me sëmundje kronike
Punonjësit e kujdesit shëndetësor
Gratë shtatzëna
Fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç
Personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve dhe personat e punësuar në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve.

Advertisement

Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe vdekjen, veçanërisht tek grupet e rrezikut. Duke plotësuar aplikacionin, ju regjistroheni për vaksinim direkt në sistemin Termini Im. Sipas orarit të parashikuar në planin e vaksinimit, do të merrni informacion me SMS për datën, orën dhe vendin e saktë se kur duhet të vaksinoheni, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë

Qytetarët që bëjnë pjesë në grupet e rrezikut mund të shprehin interesimin e tyre duke plotësuar aplikacionin në linkun e mëposhtëm:

https://vakcinacija.mk/al/registration-flu?fbclid=IwAR06BSDGCR0NaKR8bJrWJ-mw1sDpmHFpJ5mOPTmZPSqzyiG8CNDddsSMmeM /Telegrafi/

 

Advertisement

Fillon regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy