“Finance Think”: Me mbështetje të kompanive janë ruajtur 75 mijë vende pune në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbështetja financiare prej 14.500 denarë për punëtor, e plotësuar me subvencionimin e kontributeve prej 50 përqind për sektorët më të prekur në transport dhe hotelieri, mundësuan ruajtjen e rreth 80 përqind të vendeve të punës që u prekën shumë dhe që ishin të sigurta për t’u mbyllur, tregojnë të dhënat e simulimit të bëra nga “Finance Think”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto masa shpëtuan rreth 75.000 vende pune që rrezikonin të humbnin.

“Për shkak të rrethanave që lidhen me pandeminë në kohën e shkrimit të këtij brifi, ‘Finance Think’ rekomandon Qeverinë e Maqedonisë së Veriut që të vazhdojë vlefshmërinë e këtyre masave edhe për muajin qershor 2020”, thuhet në informacionin.

Sipas “Finance Think”, kostoja fiskale e shtetit vlerësohet në 93.2 milion euro për masën. Nga kjo shumë, 5.9 milion euro në muaj, ose 11.8 milion për dy muaj, llogariten sektorët më të prekur në transport dhe hotelieri, me përfshirjen e rreth 22.000 punëtorëve. Një shtesë prej 810 mijë eurosh është kostoja financiare e masës për subvencionimin e gjysmës së kontributeve në transport dhe hotelieri.

Advertisement

Simulimi tregon se rreth 32.000 vende pune në sektorët më të prekur dhe rreth 43.000 vende pune në sektorët me shumë ndikim ishin në rrezik që të shkatërroheshin. Numri i përgjithshme e vendeve të punës që do të humbnin për shkak të krizës vlerësohet në 75 mijë, që është 9.2 përqind e numrit të përgjithshëm të punëtorëve në vend./Telegrafi/

“Finance Think”: Me mbështetje të kompanive janë ruajtur 75 mijë vende pune në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy