Vaksinimi i ka zvogëluar shpenzimet për hospitalizim për 170,8 milion denarë ose 2,8 milion euro gjatë pesë javëve të fundit nga vala delta, tregon njoftimi më i ri i “Finance Think”.

Vaksinimi, sipas vlerësimeve, e ka zvogëluar hospitalizimin ndërmjet 37,9 dhe 46,5 për qind dhe parandaloi të vaksinohen plotësisht rreth 14.500 njerëz ose 148 më shumë të sapoinfektuar në ditë gjatë 3,5 muajve të fundit.

“Mungesa e vaksinimit, do të kontribuonte, deri në 4,595 hospitalizime plotësuese javore (rreth 328 hospitalizime më shumë, në javë”, thuhet në raport.

Bartësve të politikave u rekomandohet ta përshpejtojnë tempon e vaksinimit me vendosjen e masave simulative si për shembull kuponët e vlefshëm veçanërisht në qytetet ku ka nivel më të ulët të popullatës së vaksinuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe në sektorin privat u rekomandohet përmes masave simuluese t’i motivojë të punësuarit të vaksinohen, ndërsa gazetarët dhe hulumtuesit ta rrisin nivelin e informimit të popullaritetit për efektet e vaksinimit përmes analizave të hollësishme dhe të qëndrueshme./Telegrafi/

Finance Think: Vaksinimi në RMV i ka zvogëluar shpenzimet për hospitalizim për 2.8 milion euro shkruan Telegrafi.