Maqedoni: Ka filluar vaksinimi i personave me sëmundje të rralla

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se sot ka filluar vaksinimi i personave me sëmundje të rralla, të regjistruar në Regjistrin qendror për sëmundje të rralla.

Nga MSH informojnë se vaksinohen edhe prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve nga ky regjistër, që ka rreth 60 diagnoza të ndryshme për sëmundjet e rralla.

“Përveç këtyre personave, do të vaksinohen edhe pacientët me Fibrozë Cistike. Në këtë kategori do të vaksinohen edhe prindërit dhe kujdestarët e të miturve me Fibrozë Cistike. Vaksinimi do të kryhet në ditët e ardhshme në pikat e vaksinimit në “A1 Arena Boris Trajkovski” në Shkup”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se këtë javë pritet edhe përfundimi i vaksinimit të rreth dy mijë pacientëve që janë në dializë, presin në listën e transplantimit të organeve, kanë organ të transplantuar, ose janë donatorë./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni: Ka filluar vaksinimi i personave me sëmundje të rralla shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy