FIZHT do ta publikojë thirrjen e parë publike për digjitalizim të shërbimeve në vetëqeverisjen lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe UNDP (Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara) sot në konferencë për media do ta publikojë Thirrjen publike për digjitalizim të shërbimeve në vetëqeverisjen lokale.

FIZHT informon se qëllimi i thirrjes publike është të gjinden zgjidhje ose mjeteve digjitale që do të implementohen në pesë komuna pilot (Qendër Zhupë, Bogovinje, Shën Nikollë, Prilep dhe Kumanovë) dhe do të jenë në dispozicion të komunave dhe qytetarëve të tyre. Në prezantim do të marrin pjesë kryetarët e komunave të zgjedhura.

Në ngjarje, siç është njoftuar nga organizatorët, do të drejtohen Jovan Despotovski, Drejtor i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik dhe Narine Sahakian, Përfaqësuese e përhershme e programit për zhvillim e Kombeve të Bashkuara.

FIZHT do ta publikojë thirrjen e parë publike për digjitalizim të shërbimeve në vetëqeverisjen lokale shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy