Gjykata Themelore Penale Shkup sot bëri të ditur se fjalët përfundimtare për lëndën lidhur me ngjarjet e 27 prillit do të mbahet më 1 korrik.

“Për shkak të interesit të mediave dhe organizatave joqeveritare të cilat e ndjekin punën e gjykatës, e njoftojmë opinionin se seanca kryesore për lëndën lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e RVM-së, ku është paraparë të jenë fjalët përfundimtare, pas dakordimit paraprak me palët do të mbahet më 01.07.2021 në orën 10.00”, theksohet në kumtesë.

Ndryshe, të akuzuar për këtë rast janë ish-kreu i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski./Telegrafi/

Fjalët përfundimtare për ngjarjet e 27 prillit do të mbahen më 1 korrik shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";