Spiro Ristovski sot dëshmon për ngjarjet e 27 prillit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas anulimi dy mujor të seancave për “Organizatorët e 27 prillit”, sot në Gjykatën Penale të Shkupit është paraparë të dëshmojë i akuzuari Spiro Ristovski.

Rastin e udhëheq Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurorja Katerina Kolarovska.

Seanca e fundit gjyqësore u mbajt më 25 mars.

Të akuzuar për këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski.

Advertisement

Ndryshe, ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “rrezikim të rendit kushtetues dhe sigurisë”./Telegrafi/

Spiro Ristovski sot dëshmon për ngjarjet e 27 prillit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy