Flasin dëshmitarët e tragjedisë në Tetovë: Dëgjonim piskama të njerëzve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët e Tetovës janë të tronditur shpërthimi dhe djegia në Kovid-Qendrën në Tetovë. Dëshmitarët thonë se ka pasur britma të mëdha njerëzish, ndërkaq shtojnë se flakët kanë shpërthyer shumë shpejtë.

Qytetarët për Alsat, thonë se në vendin e ngjarjes për rreth 10 minuta kanë qenë prezent edhe zjarrfikësit, por fatkeqësisht zjarri ka shkrumbuar godinën për shumë pak kohë.

“Jam shumë i tronditur! Nuk e di deri ku do të shkojë, ky shtet si do të funksionojë kështu. Më vjen keq për njerëzit që jetojnë këtu. Unë jam mysafir jam këtu në pushim. Më vjen keq për njerëzit që jetojnë këtu. Kjo është skandal!”, thotë një mërgimtar nga Tetova.

“Isha brenda në oborr. Dëgjuam disa britma njerëzish, çfarë ishte…Nuk i dhashë rëndësi, thash fëmijët janë. Kur pas 10 minutave dëgjova se është djegur spitali. Zjarr i madh. Britma të mëdha kanë qenë, tragjedi. Pas 10 minutave a kishte vetura të zjarrfikësve? Po po kishte”, thotë një qytetarë i Tetovës.

Advertisement

“Me sy kur erdha unë vetëm flakën e pashë, tymin. Prej nga ura poshtë e pash tymin. Dmth shumë tym, shumë lartë, dmth edhe era vinte deri poshtë. 30 metra lartë zjarri. Katastrofë ka qenë, ulërime e madhe pikëllim e madhe”, tha një dëshmitar.

Ndryshe, nga zjarri i mbrëmshëm që kaploi spitalin modular në Tetovë, jetën e humbën 14 persona, ndërsa 12 të tjerë u lënduan.

Flasin dëshmitarët e tragjedisë në Tetovë: Dëgjonim piskama të njerëzve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy