Flet vajza e viktimës së dytë, Zhezhovski: Paraja mori jetën e dy njerëzve të pafajshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Flet vajza e viktimës së dytë, Zhezhovski: Paraja mori jetën e dy njerëzve të pafajshëm

Me Vanja Gjorçevskën dje është gjetur i vdekur edhe Pançe Zhezhovski, 74 vjeçari nga Shkupi. Arsyeja e vrasjes së tij është e njejtë si e 14 vjeçares Gjorçevska, shfrytëzim për para, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu
Tre persona në paraburgim për vrasjen dhe rrëmbimin e Vanjës

Advertisement

Ka folur edhe vajza e viktimës, Zhezhovski, e cila ka thënë për Fokus se viktimat nuk janë njohur mes vete, edhe pse janë vrarë nga persona të njejtë.
“Ne nuk e kemi njohur vajzën personalisht. Unë tashmë nuk di asgjë pasi tashmë jam në stacion policor, dhe e di vetëm një gjë, se babai im ka vdekur dhe është varrosur. Arsyen e dëgjuar nga policia: shfrytëzim për para nuk e kuptoj aspak pasi babai im asnjëherë nuk ka qenë i pasur” thuhet në deklaratën e vajzës së viktimës së dytë.


Gjenden dy persona të vdekur në Maqedoni, një ndër ta edhe e kërkuara Vanja Gjorçevska

Lexo po ashtu
Gjenden dy persona të vdekur në Maqedoni, një ndër ta edhe e kërkuara Vanja Gjorçevska

Advertisement

Përndryshe, Zhezhovski është paraqitur si i humbur nga 22 nëntori dhe është gjetur në rrethinë të Velesit, së bashku me vajzën që u mobilizua për ta gjetur e gjithë Maqedonia, Vanja Gjorçevska (14). Sipas Prokurorisë dhe MPB-së dy viktimat janë vrarë nga persona të njejtë. /Telegrafi/

Flet vajza e viktimës së dytë, Zhezhovski: Paraja mori jetën e dy njerëzve të pafajshëm shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy