FMN: Denari është i qëndrueshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Regjimi fiks de fakto i kursit të devizor të denarit në krahasim me euron është diçka që është i dobishëm për vendin tashmë disa dekada, duke paraqitur spirancë kryesore të politikave makroekonomike. E dimë se BPRMV mbetet e përkushtuar në ruajtjen e stabilitetit të kursit devizor”.

Këtë në intervistën për AIM e theksoi shefja e misionit të FMN-së për vendin tonë, Bergljot Bjornson Barkbu dhe përfaqësuesja rezidente e FMN-së për Ballkanin Perëndimor, Stefani.

Sipas tyre, treguesit që i ndjek FMN-ja tregojnë se vendi ka hyrë në krizën e koronës me një pozicion të fortë të rezervave devizore dhe se rezervat do të mbahen në nivel adekuat që e mbështet stabiliteti i denarit.

“Banka Popullore ka pasur rol kryesor në reagimin e kësaj krize. Ajo me sukses e përdor hapësirën e saj manovruese dhe e ka mbështetur ekonominë, njëkohësisht duke e ruajtur stabilitetin financiar”, konstatojnë Bjornson Barkbu dhe Eble.

Advertisement

Në këtë rast, ato e ndajnë vlerësimin e FMN-së se ulja e normës së interesit të bonove të thesarit dhe ulja e vlerës së tyre kanë ndihmuar të përkufizohet rritja e shpenzimeve për financim dhe mundësuan likuiditet shtesë për ekonominë. Njëkohësisht theksojnë edhe se masat të politikës monetare ishin plotësuar me masa në sektorin financiar, të cilat i kanë nxitur bankat t’i ristrukturojnë kreditë dhe me këtë të mundësojnë ulje të përkohshme të barrës së kreditorëve të goditur nga pandemia.

The post FMN: Denari është i qëndrueshëm appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy