Forumi i grave të LSDM-së sot në konferencën për shtyp në Kuvend ka reaguar për ngjarjen në seancën, ku deputetja e OBRM-PDUKM-së Dafina Sojanoska, akuzoi zv. kryeministri, Bojan Mariçi tha se ai i ka dërguar puthje dhe ja ka mbyllur syrin.

“Është e pa tolerueshme të keqpërdoret foltorja e Kuvendit për të thënë këto lloj gënjeshtra, atë nuk e duan qytetarët. Çdo ditë i dëgjojmë gënjeshtrat e Dafina Stojanovska që thotë në foltoren e Kuvendit.

Kjo lloj sjellje e deputetes që nuk kursen fjalët helmuese është në kundërshtim me vlerat dhe angazhimet e lobit të grave parlamentare dhe nuk është në interes së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut”, tha Lolita Risova, deputetja e LSDM-së.

Nga Forumi i Grave të LSDM-së thonë se Mariçiq ishte dhe është luftëtare për barazi gjinore, promovues i barazisë dhe përkrahëse i fuqishëm i politikës progresive dhe demokratike të Maqedonisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Forumi i Grave të LSDM-së: Gënjeshtrat e Stojanoskës janë në kundërshtim të angazhimit të lobit parlamentar të grave dhe Kuvendit appeared first on Telegrafi.