LSDM: Të gjitha gënjeshtrat e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së janë fundosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se me nënshkrimin e protokollit me Bullgarinë, do të ketë reciprocitet për të gjitha çështjet. Nga kjo parti thonë se kanë rënë në ujë të gjitha pretendimet e partisë opozitare.

“Të gjitha gënjeshtrat, shkatërrimet dhe skenarët e përgjakshëm të Hristijan Mickoski u fundosën, të gjitha gënjeshtrat janë ekspozuar plotësisht. Protokolli zbuloi të gjitha gënjeshtrat e OBRM-PDUKM-së dhe Mickoskit, ka reciprocitet për të gjitha çështjet”.

“Republika e Maqedonisë së Veriut fillon negociatat për anëtarësim në BE me një formulim të qartë për gjuhën maqedonase. Nesër fillon dialogu me BE-në përmes konferencës së parë ndërqeveritare që do të mbahet në Bruksel. Po hapen perspektiva të reja për shtetin, mundësi të reja për prosperitet për qytetarët. Kot Mickoski përhap manipulime për gjuhën maqedonase, i tremb qytetarët me asimilim dhe bullgarizim”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM shtojnë se shteti i kryesuar nga ata ka treguar se është e mundur të gjendet zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura, se mund të vazhdojë integrimi në BE dhe se gjuha maqedonase, identiteti dhe veçantia maqedonase të mbrohet dhe të njihet nga e gjithë bota.

Advertisement

LSDM: Të gjitha gënjeshtrat e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së janë fundosur shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy