Fronti Europian: OBRM-PDUKM po bën koalicion me parti proruse dhe antishqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga koalicioni i Frontit Europian thonë se OBRM-PDUKM dhe Mickoski edhe zyrtarisht po proklamon koalicionin me “Të Majtën” e Apasievit dhe partinë “ZNAM” të Dimitrievskit. Nga ky koalicion i bëjnë thirrje dhe opozitës shqiptare që të rreshtohet, siç thonë ata, me “pro-europianët”.

“Dy parti këto të lidhura ngushtë me Moskën dhe qarqe të ndryshme pro ruse, si dhe të njohura për qëndrimet antishqiptare. Në tubimin e Ohrit, Mickoski kërkoi unitet kombëtar maqedonas, pa etnitë tjera në vend, me qëllim që, siç tha, shteti të hiqet nga duart e shqiptarëve.

Fronti Europian i përkujton Mickoskit se Maqedonia e Veriut me kohë e ka trasuar rrugën e barazisë, demokracisë dhe të anëtarësimit në familjen e madhe Europiane. BDI dhe Fronti Europian, si front multietnik në Maqedoninë e Veriut, nuk do të lejojë që vendi të kthehet mbrapsht drejt izolimit ndërkombëtarë.

Njëkohësisht, i bëjmë thirrje opozitës shqiptare të vetëdijesohen dhe të rreshtohen me pro-europianët dhe të mos bëhen vegël e qarqeve ruse në vend”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.

Advertisement

Fronti Europian: OBRM-PDUKM po bën koalicion me parti proruse dhe antishqiptare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy