Ftohtë dhe shi, parashikimi i motit gjatë fundjavës në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nën ndikim të valës së lagësht dhe të ftohtë moti nesër do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme shiu, ndërsa në pjesët malore dhe në vendet më të larta me reshje të dëborës, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në disa vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, veçanërisht në pjesët jugore, ku lokalisht do të bien mbi 30 litra shi në metër katror. Përgjatë Vardarit do të bie shi, përveç në vendet më të larta të luginave ku reshjet do të jenë të dëborës. Lokalisht do të ketë paraqitje të ngricave. Do të fryjë erë e përforcuar veriore, dhe mbi 60 kilometra në orë.

Nga e diela moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe me rritje të temperaturës ditore, përveç nëpër lugina ku ka paraqitje të mjegullës dhe do të mbajë ftohtë gjatë gjithë ditës.

Në Shkup nesër do të jetë me vranësira me reshje shiu, përkohësisht më të rrëmbyeshme. Në pjesët më të larta të luginave gjatë natës dhe nesër reshjet do të kalojnë në të dëborës. Do të fryjë erë e përforcuar veriore.

Advertisement

Ftohtë dhe shi, parashikimi i motit gjatë fundjavës në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy