Fuere: Varhelyi të jap dorëheqje, propozimi francez është përpiluar pa logjikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-deputeti Ervan Fuere ka kritikuar përpilimin e propozimit francez dhe e ka quajtur atë si dokument të palogjikshëm.

Fuere shton se disa kërkesa bullgare ndaj Maqedonisë, bien ndesh edhe me vlerat evropiane.

“Si mund të mbështesni “të gjitha shqetësimet bullgare” dhe t’i bëni ato pjesë të procesit të negociatave?, kur disa nga ato shqetësime janë kundër gjithçkaje që përfaqëson BE-ja”, tha ish-deputeti Ervan Fuere në një koment mbi postimin në Twitter të Komisionerit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, pasi ky i fundit tha se “shqetësimet bullgare” do të jenë pjesë e procesit të negociatave të Maqedonisë me BE-në.

“Komisioneri duhet të ketë turp për veten e tij”, tha Fuere.

Advertisement

Sipas tij, për shkak të këtij njoftimi, Varhelyi duhet të japë dorëheqje.

Varhelyi tha dje se “Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së dhe se së bashku do të jemi më të fortë”, por gjërat nuk shkuan në favorin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Fuere: Varhelyi të jap dorëheqje, propozimi francez është përpiluar pa logjikë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy