“Fundjavë pa TVSH” masë e dobishme për qytetarët por edhe për ekonominë, thotë Angellovska

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Stimulimin e konsumit privat ndaj produkteve vendore dhe shërbimeve vendore, parasheh masa “fundjavë pa TVSH” e cila përmes sistemit të mirëkontrolluar mund të zbatohet si mënyrë për të ardhura plotësuese për ekonominë por edhe ndihmesë për qytetarët.

Ministrja e Financave, Nina Angellovska tha se kjo masë mund të zbatohet përmes aplikacionit tashmë aktiv TVSH-ja Ime i cili mundëson t’i skanojmë të gjitha faturat, ndërsa e kanë instaluar mbi 300 mijë shfrytëzues.

“Fundjavë pa TVSH” masë e dobishme për qytetarët por edhe për ekonominë, thotë Angellovska

“Kjo do të thotë se aplikacioni mundëson që të vihen limite të caktuara, sa llogari, në cilët sektorë, sa do të jetë kthimi nëse do të jetë 100 për qind kthimi për disa produkte të caktuara dhe e gjithë kjo do të mundësohet pasi aplikacioni funksionon, e gjitha me qëllim që të zbatohet atë fundjavë me kthim më të madh të TVSH-së në sektorë bartës ndaj konsumit vendor të produkteve vendore dhe shërbimeve”, sqaroi sonte Angellovska në Top tema në Telma.

Advertisement

Lidhur me mundësinë për keqpërdorimin e kësaj mase, ministrja theksoi se kjo do të ishte e mundur nëse nuk do të ekzistonte teknologjia dhe se limitet për kthimin e “fundjavës pa TVSH” do të dihen pasi do të përpunohej mirë i gjithë projekti.

Sipas anëtarit të VMRO-DPMNE-së, Trajkoi Sllaveski kjo masë është e pakuptimtë dhe se me këtë “fundjavë pa TVSH” më së shumti do të ndihmohen qytetarët më të pasur ndërsa më pak dobi do të kenë qytetarët të cilët shpenzojnë në të mira dhe shërbime ku shkalla e TVSH-së është zero.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy