minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni do të mbahet nga 18 prilli deri më 6 maj - Struga.info


Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni do të mbahet nga 18 prilli deri më 6 maj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj të këtij viti fillon më 18 prill në ora 00:00 dhe do të zgjasë deri në orën 24:00 të datës 6 maj, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas orarit të miratuar nga KSHZ, fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe në rrethin e parë dhe të dytë të votimit nuk duhet të zgjasë 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve.

Rezultatet e anketave të opinionit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor publikohen jo më vonë se pesë ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, jo më vonë se data 2 maj deri në orën 24:00.

Listat e kandidatëve për deputetë pjesëmarrësit në zgjedhje duhet t’i dorëzojnë KSHZ-së më së voni deri më 2 prill, deri në ora 24:00, pra 35 ditë para ditës së zgjedhjeve.

Advertisement

KSHZ-ja do ta hedh shortin për të përcaktuar listën e kandidatëve për deputetë më së voni më 13 prill.

Kontrollimi i Listës Zgjedhore fillon më 28 shkurt dhe do të zgjasë deri më 18 mars në orën 24:00, deri në të cilën mund të dorëzohen kërkesat për regjistrim, shtim ose fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore./Telegrafi/

The post Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni do të mbahet nga 18 prilli deri më 6 maj appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy