Ende ka qytetarë të cilët nuk besojmë në vaksinat kundër coronavirusit dhe nuk besojnë se virusi ekziston. Për këtë qëllim, Shoqata e Grave Turke bashkërisht me Spitalin e Shkupit në Komunën e Çairit do të organizojnë fushatë “Respektoj protokollet – jeto jetën pa COVID-19”.

Edhe mjeku Zlate Mehmedovi konsideron se informacionet e gabueshme për vaksinat kundër coronavirusit kanë zvogëluar interesimin që qytetarët të vaksinohen.

Fushata është paraparë të mbahet përmes punëtorive edukative nga persona të specializuar nga spitali i Shkupit dhe aktivistë në terren të Shoqatës Derja.

Projekti është financuar dhe mbështetur nga Qeveria dhe do të zgjasë 5 muaj. Qëllimi kryesor i fushatës është ngritja e vetëdijes së qytetarëve në Komunën e Çairit, ndërsa sipas planit është paraparë që në mënyrë të drejtpërdrejtë të edukohen 200 persona dhe në mënyrë indirekte rreth 5 mijë persona në Çair./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fushatë për vaksinim në Çair të Shkupit: Qytetarët marrin informacione të gabuara për vaksinim shkruan Telegrafi.