Turma para poliklinikave të Shkupit për vaksinim, ka intervenuar edhe policia

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Radhë dhe tollovi këtë mëngjes ka pasur në hyrje të të gjitha poliklinikave të Shkupit, pas fillimit të vaksinimit pa termin.

Disa qytetarë për “sdk.mk” kanë treguar se ka intervenuar edhe policia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot tha se radhët e gjata bëhen pasi qytetarët duan të vaksinohen në orët e hershme të mëngjesit, duke shtuar se nuk është raportuar për asnjë incident.

Vaksinimi për momentin bëhet me vaksinat “Pfizer”, “Astra Zeneca” dhe “Sinovac”.

Advertisement

Vaksinimi pa termin do të bëhet vetëm në poliklinika, ndërsa në sallën “Boris Trajkovski” dhe sallat tjera në vend, do të bëhet vetëm rivaksinim i qytetarëve me termin./Telegrafi/

 

Turma para poliklinikave të Shkupit për vaksinim, ka intervenuar edhe policia shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy