Ministrat e Punëve të Jashtme të Grupit të shtatë shteteve më të zhvilluara (G-7), vërtetuan përkushtimin e tyre të përbashkët ndaj sigurisë, rimëkëmbjes ekonomike dhe perspektivës evropiane në Ballkanin Perëndimor, si investim kyç për paqen dhe stabilitetin dhe mbështetën përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal posaçërisht përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, Agjendës së Gjelbër për Ballkan Perëndimor dhe Procesit të Berlinit.

Në deklaratë të përbashkët, ministrat mbështesin zyrtarisht çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE me Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe zbatimin e agjendës reformuese lidhur me bisedimet për anëtarësim në BE me Malin e Zi dhe Serbi.

Ministria u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përfshihen në mënyrë konstruktive në bisedimet për dialog me ndërmjetësim të BE-së dhe t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre.

Në pjesën e deklaratës së përbashkët për Ballkanin Perëndimor, potencohet rëndësia e shtyrjes së reformave të brendshme, posaçërisht në sundim të së drejtës, luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

G-7 bën thirrje të nisin bisedimet për anëtarësim në BE për Maqedoninë dhe Shqipërinë shkruan Telegrafi.