Gara për Tetovën, BDI dhe Lëvizja Besa vazhdojnë me bisedimet për të siguruar votat e nevojshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy kandidatët e mbetur në betejën për Tetovën, Teuta Arifi nga BDI dhe Bilall Kasami nga Lëvizja Besa tregojnë se pse qytetarët duhet t’ua besojnë menaxhimin me qytetin!

Gjersa Kasami numëron dështimet e kundër kandidates, Arifi thotë se i duhet edhe një mandat për të vazhduar projektet dhe se deri më tani disa herë ka dëshmuar se zgjidhen shumë probleme.

“Shkak se dy mandate Teuta Arifi dështoi në Tetovë të kemi ujë të pijshëm 24 orë, të mos kemi mbeturina të mos kemi qen endacak me kushte ashtu siç meritojnë qytetarët e Tetovës, shkaku se unë si kandidat për kryetar të komunës së Tetovës kam një plan me të cilin Tetova për katër vite do t’i ketë të mbyllura këto çështje”, tha Bilall Kasami – kandidat për Komunën e Tetovës.

“Programi im është shumë i qartë, ne kemi bërë shumë projekte të natyrës infrastrukturore projekte që flasin edhe vetë edhe gjithsesi në këto gjëra janë bazuar edhe qytetarët që prej gjithë kandidatëve arrita të marr numrin më të madh të votave”, u shpreh Teuta Arifi – kandidate për Komunën e Tetovës.

Advertisement

Si Arifi po ashtu edhe Kasami janë të qëndrimit se në zgjedhje lokale koalicionet duhen bërë me qytetarët, megjithatë pohojnë se partitë tashmë janë në bisedime për mbështetje nga ata që nuk kaluan në raund të dytë.

“Partitë politike kanë të drejtë edhe të bëjnë bisedat e tyre, por për mua si kryetare aktuale por edhe si kandidatë për kryetare është e rëndësishme mbështetja e cilitdo qytetarët që jeton në komunë e Tetovës”, shtoi Teuta Arifi.

“Jemi në bisedime, ne si Lëvizje Besa jemi të gatshëm të bisedojmë për përkrahje të ndërsjellët që të vijë ndryshimi aty ku duhet të vijë ndryshimi për të mirën e qytetarëve dhe ditët në vijnë do të ketë edhe diçka më konkrete”, theksoi Bilall Kasami.

Sa i përket koalicionit Besa-Aleanca, Kasami pohon se do të sjellë mbështetje të ndërsjellë, po shton se në asnjë rast nuk bisedohet për shumicë të re parlamentare.

Advertisement

“Flasim për zgjedhje, lokale falsim për bashkëpunim të ndërsjellët në raundin dytë, për raundin e dytë mes Lëvizjes Besa edhe Aleancës për Shqiptarët, në këtë drejtim ne si Lëvizje Besa jemi të hapur të bisedojmë që mund të kemi në rezultat pozitiv për të dy subjektet politike dhe gjithçka tjetër që ka të bëj për kombinime të tjera nuk besoj se është koha për të folur”, potencoi Bilall Kasami.

E sipas Arifit, qyteti i Tetovës është në zgjedhje si shumica e qyteteve, andaj qytetarët do të vendosin për qeverisjen lokale dhe jo politikat.

“Qyteti i Tetovës është në zgjedhje ashtu siç janë edhe qytet e tjera dhe do ta ketë rezultatin ashtu siç vendosin qytetarët, prandaj e kam të qartë se do të vendosin në mbështetje të këtyre politikave konstruktive”, u shpreh Teuta Arifi.

Teuta Arifi dhe Bilall Kasami do të përballen sërish në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 31 tetor.

Advertisement

Gara për Tetovën, BDI dhe Lëvizja Besa vazhdojnë me bisedimet për të siguruar votat e nevojshme shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy