Garë e ngushtë në Vrapçisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Garë e ngushtë në Vrapçisht

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë rezultatet e garës për në Vrapçisht mes Nebi Rexhepit nga BDI, Isen Shabanit nga ASH-AAA, Refik Mustafi, Irfan Sherifi nga PDSH, Xhezmi Mamuti, Senad Ameti nga Lëvizja Besa dhe Shaqir Islami.

Sipas 33.33% të fletëvotimeve të përpunuara, ose 6.761 votues, për Nebi Rexhepin kanë votuar 38.31%, për Isen Shabanin 36.16%, Refi Mustafi 8.15%, Irfan Sherifi 0.58%, Xhezmi Mamuti 7.82%, Senad Ameti 2.48% dhe Shaqir Islami 1.24%.

Ndryshe, në Komunën e Vrapçishtit nga 26.383 votues, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 9.180 persona ose 34.81 për qind./Telegrafi/

Advertisement

 

Garë e ngushtë në Vrapçisht shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy