Gashi dëshmon për ngjarjet e 27 prillit: Me Zeqirja Ibraimin nuk kemi folur asnjëherë për këndimin e himnit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja, sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit 2017 në Kuvend.

Deputeti Afrim Gashi, si dëshmitar i thirrur nga mbrojtja, tha se ka qenë koordinator i grupit të deputetëve të Lëvizjes Besa dhe ka marrë pjesë në mbledhjen koordinuese para seancës konstituive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më 27 prill gjatë ditës kam qenë në Kuvend, ndërsa pasdite nuk kam mundur të marr pjesë, por e di mblidhnim nënshkrime për vazhdimin e seancës për ditën e premte”, tha Gashi.

I pyetur nëse Trajko Veljanovski, ia ka mohuar dikujt të drejtën e fjalës, Gashi tha se ai i është përmbajtur Rregullores së Kuvendit.

Advertisement

Ndërsa në lidhje me këndimin e himnit shqiptar nga Zeqirija Ibraimi, Gashi tha se asnjëherë nuk kanë biseduar për një gjë të tillë.

Dëshmitarja e radhës është Sanja Ugrinovska Spasenovska.

Rasti ndodhet në fazën e dëshmive dhe udhëhiqet nga Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskovska.

Të akuzuar si organizatorë të ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit janë Trajko Veljanovski, Mile Janakieski, Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së Vlladimir Atanasovski./Telegrafi/

Advertisement

Gashi dëshmon për ngjarjet e 27 prillit: Me Zeqirja Ibraimin nuk kemi folur asnjëherë për këndimin e himnit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy