Afrim Gashi kryetari i Alternativës, pjesë e koalicionit VLEN, ka deklaruar se ata garantojnë që çdo ministër, edhe kryeministri, çdo drejtor do të jetë në funksion të qytetarëve.
Ai tha se kjo ka qenë beteja e tyre.
“Sikur që shqiptarët ministrat shqiptarë do të jenë të detyruar të kujdesen për mbarëvajtjen e procesit dhe qeverisje të mirë në gjithë territorin e shtetit, ne të njëjtën do ta kërkojmë prej secilit ministër nga OBRM-PDUKM që qytetarët t’i trajtojnë në mënyrë të barabartë pa dallim partie, etnie, religjioni e cfarëdo përkatësie tjetër”, tha Gashi në intervistë për “Alsat”.
Sa i përket riorganizimit të ministrive, Gashi tha se mandatari i ardhshëm Hritijan Mickoski, ka diskutuar me ta dhe se së bashku do t’i realizojnë ato ide.
The post Gashi: Garantojmë se çdo ministër do të jetë në funksion të qytetarëve appeared first on Telegrafi.