Gashi: Përforcimi i bashkëpunimit midis Kuvendit dhe revizorëve në drejtim të mbrojtjes së qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mbajti takim në të cilin morën pjesë kryerevizori i shtetit, Maksim Acevski, zëvendëskryerevizori i shtetit, Orhan Ademi; kryerevizori i Zyrës Kombëtare të Revizionit të Maltës, Çarls Deguera dhe kryetarja e Gjykatës së Revizionit të Republikës së Sllovenisë, Jana Ahçin.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Gashi, duke iu dëshiruar mirëseardhjen, shprehu kënaqësinë për takimin me përfaqësues të një prej institucioneve më të rëndësishme dhe për mundësinë e shkëmbimit të përvojave me përfaqësues nga shtete si Malta dhe Sllovenia.

Gashi theksoi tre komponentët për arritjen e qëllimit të një kuvendi funksional, pavarësinë financiare, pavarësinë e Shërbimit të Kuvendit, si dhe sigurinë e pavarur të Kuvendit, për të cilën po punohet.

“Nga mysafirët u shpreh mendimi se nevojitet që edhe institucioni i Entit të Revizionit të Shtetit të jetë i pavarur. Të pranishmit ishin të njëzëshëm mbi rëndësinë e përforcimit të bashkëpunimit me shtëpinë ligjvënëse, duke pasur parasysh se edhe Kuvendi edhe revizorët janë të orientuar drejt mbrojtjes së qytetarëve “, thuhet në njoftim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy