minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Gashi takoi përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Erik Matiasen - Struga.info


Gashi takoi përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Erik Matiasen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Erik Matiasen. Në takim mori pjesë edhe ambasadorja jorezidente e Norvegjisë, Kristin Melsom.

Të dy bashkëbiseduesit i përshëndetën marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe miqësinë, duke theksuar se ato janë forcuar edhe më tej përmes anëtarësimit në NATO.

“Kryetari Gashi theksoi se emërimi i të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor e tregon interesin që qeveria norvegjeze i kushton rajonit. Ai shprehu mirënjohjen e tij edhe për mbështetjen e fuqishme që Norvegjia, e cila edhe pse nuk është anëtare e BE-së, për shkak të lidhshmërisë së saj të ngushtë me BE-në, u jep aspiratave evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Kuvendi.

Në takim u shkëmbyen mendime edhe për avancimin e rrugës së anëtarësimit të vendit, duke qenë se Matiasen ka përvojë shumëvjeçare lidhur me marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

Advertisement

Mes tjerash është përshëndetur edhe puna e ambasadorëve në të dy vendet, pasi aktivitetet e tyre kontribuojnë në intensifikimin dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit bilateral.

 

The post Gashi takoi përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Erik Matiasen appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy