Sot ka ndodhur një incident në konferencën për media të Sindikatës së Pavarur të Policisë, gjatë së cilës kryetari i Sindikatës, Goce Dellçev Todev, është sulmuar nga gazetarja Aleksandra Dukovska, transmeton Telegrafi.

Siç shihet nga postimet në rrjetet sociale, Dukovska sulmon dhe godet Dellçevin, i cili ikën dhe i largohet asaj, pa dashur të hakmerret. Njëkohësisht ajo i bën me dorë akreditimin e gazetarit.

Pas incidentit, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë ka reaguar me një status në Facebook:

“Derisa në mbarë botën janë GAZETARËT ata që sulmohen, në Maqedoni një gazetare agresive sulmoi kryetaren e sindikatës së pavarur të policisë. “A po e humb durimin dikush dhe po përpiqet të frikësojë ekzistencën e pavarur sindikale me sulm fizik”, ka shkruar Dellçev.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Së fundmi, Dukovska ka pasur një debat të ashpër verbal me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. /Telegrafi/

The post Gazetarja sulmon kryetarin e sindikatës së policisë në RMV appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";