MB-Maqedoni: E mirëpresim vendimin e sindikatës së ushtarëve profesionistë për t’u tërhequr nga greva

Pinterest LinkedIn Tumblr +
MB-Maqedoni: E mirëpresim vendimin e sindikatës së ushtarëve profesionistë për t’u tërhequr nga greva

Ministria e Mbrojtjes e ka mirëpritur vendimin e Sindikatës së Pavarur për tërheqje nga greva e paralajmëruar për sot, pasi dje ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe të katër sindikatat në mbrojtje, përfshirë Sindikatat e Pavarura të Ushtarëve Profesionistë, u pajtuan për amendamente shtesë të Ligjit në mbështetje të ushtarëve, njoftojnë nga ky institucion.

“Ndryshimet e reja për të cilat dje e informuam opinionin me një deklaratë të përbashkët dhe marrëveshje me të gjitha sindikatat, parashikojnë propozime që do të përmirësojnë ndjeshëm të drejtat e anëtarëve tanë, siç është harmonizimi me pagën minimale, që nënkupton rritje lineare të pagave të personelit aktiv ushtarak dhe civil, e drejta për të përfituar pension do të jetë me plotësimin e 40 viteve të shërbimit, pra 38 për gratë pavarësisht moshës dhe do të bëhet një llogaritje e re për personelin aktiv ushtarak dhe civil që ka fituar të drejtën e pension nga dita e formimit të Ushtrisë në masën 80% gjatë dhjetë viteve më të favorshme të stazhit të pensionit”, thuhet në njoftimin me shkrim.

Lidhur me pagesën e largimit si mundësi për ushtarët profesionistë mbi 45 vjeç, në vlerë prej 1.000 euro për çdo vit të shpenzuar në ushtri, nga Ministrja e Mbrojtjes thonë se propozimi i ri sipas kërkesës së Sindikatave është shuma që do të jetë dy paga mesatare por jo më pak se 1.000 euro, çka lë vend për një shumë më të lartë./Telegrafi/


Ushtarë profesionistë në RMV pezulluan grevën për një javë

Advertisement

MB-Maqedoni: E mirëpresim vendimin e sindikatës së ushtarëve profesionistë për t’u tërhequr nga greva shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy