Geer: Hendeku politik po thellohet dhe për këtë arsye reformat e nevojshme mbeten prapa

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka përparim, ndjehet se gjërat po ecin përpara, veçanërisht lidhur me miratimin e ndryshimeve kushtetuese në përputhje me obligimet e marra dypalëshe me Marrëveshjen ndërmjet shtetit dhe Bullgarisë, por fatkeqësisht edhe krahas përpjekjeve politike të të dyja palëve për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ende nuk ka rend dite të përbashkët për reformat e nevojshme. Hendeku politik po thellohet dhe reformat e nevojshme po mbeten prapa, vlerësoi ambasadori evropian David Geer në takimin e sotëm të Komitetit të Përzier Parlamentar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Geer theksoi se edhe pse sundimi i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë vendimtare dhe thelbësore në procesin e zgjerimit të BE-së, megjithatë në shtet në këto fusha, siç tha, ka një numër të madh shqetësimesh të cilat thellohen në muajt e fundit.

“Është e rëndësishme të adresohen mangësitë në zbatimin e ligjeve përkatëse me çfarë sigurohet pavarësia dhe integriteti i gjykatësve. Këto çështje së fundmi janë shfaqur përmes gjendjes në Këshillin Gjyqësor, organ përgjegjës për mbrojtjen dhe promovimin e këtyre parimeve. Politikanët dhe partitë politike duhet t’i refuzojnë të gjitha përpjekjet për kapjen e institucioneve, ndërsa Këshilli Gjyqësor dhe gjyqësori kanë përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre. Pensionimi i gjykatësve gjithashtu ndikon, kështu është prioritet fuqizimi i resurseve njerëzore si në gjyqësi, ashtu edhe në prokurori. Procesi i zgjedhjes së dy gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese dhe dy anëtarëve në Këshillin e Prokurorëve zgjat shumë dhe duhet sa më shpejt të përmbyllet në bazë të parimit të meritokracisë”, tha Geer.

Përkujtoi edhe se flamuri evropian dhe procedurat e përshpejtuara për ligjet duhet të kufizohen në masë të madhe. Njëherësh bëri thirrje për përfshirje maksimale të opinionit në marrjen e vendimeve në Kuvend.

Advertisement

Geer: Hendeku politik po thellohet dhe për këtë arsye reformat e nevojshme mbeten prapa shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy