“Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar se Republika e Maqedonisë së Veriut i përmbush kriteret që të fillojë negociatat për anëtarësim dhe konsideron se shtyrja ka ndikim negativ mbi besueshmërinë e BE-së”, ka thënë euroambasadori David Geer duke prezantuar raportin e KE-së mbi progresin e vendit në procesin e eurointegrimit.

Geer në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov ka dhënë konkluzën e KE-së ku pritet që konferenca e parë ndërqeveritare me të cilën do të shënohej fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut të mbahet deri në fund të vitit.

Prandaj, sipas tij, duhet të forcohen përpjekjet për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë.

Ai gjithashtu tha se të vazhdojë edhe implementimi i marrëdhënieve bilaterale me Bullgarinë dhe me Greqinë nga të gjitha palët nënshkruese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Vendi ka dëshmuar vendosmëri të fortë në progresin drejt BE-së, mban hapin në reformat dhe ka rezultate. Duhet të vazhdojnë përpjekjet lidhur me luftën kundër korrupsionit, sundimit të së drejtës dhe reformat në administratë”, ka theksuar mes tjerash euroambasadori Geer./Telegrafi/

Geer: KE-ja pret fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit shkruan Telegrafi.