minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
“Të gjelbrit” thirrje për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut - Struga.info


“Të gjelbrit” thirrje për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Eurodeputetja nga grupi i “Të Gjelbërve” në Parlamentin Evropian, Tineke Strik, e shfrytëzoi debatin me kryeministrin portugez të kërkojë t’i bëhet presion Bullgarisë për tërheqje të vetos për negociata me Maqedoninë e Veriut.

Siç njofton AIM, në debatin e sotëm plenar në Parlamentin Evropian me kryeministrin portugez, Antonio Kosta, tërësisht mungoi tema për zgjerim dhe negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Portugalia kryeson me BE-në prej 1 janarit deri më 30 qershor të këtij viti. Kryeministri Kosta sot në mëngjes i ekspozoi prioritetet e vendit të tij për gjashtë muajt në vijim, por nuk e përmendi zgjerimin.

Deputetja Tineke Strik megjithatë kërkoi në mënyrë shumë të shpejtë nga Kosta t’i ushtrojë presion Bullgarisë.

“Imponuam kushte të cilat Maqedonia e Veriut bëri gjithçka për t’i përmbushur të gjitha, por një vend bllokon, urgjentisht kërkoj nga ju t’i bëni presion Bullgarisë që ta tërheqë veton dhe të kthehet kredibiliteti i BE-së në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Strik.

The post “Të gjelbrit” thirrje për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy