Bashkimi Evropian (BE) mbështet fuqimisht aktivitetet për heqjen e ndërtesave të paligjshme në rajonin e Ohrit. Ambasadori i BE në vend, David Geer në “Twitter” shkruan se nuk ka vend për ndërtime të paligjshme në brigjet e Liqenit të Ohrit dhe se ato duhet të largohen.

“Trashëgimia unike natyrore dhe kulturore e rajonit, e njohur nga UNESCO duhet të mbrohet. Duke mbrojtur trashëgiminë e Ohrit tani, ne po investojmë gjithashtu në punë dhe në promovimin e aktiviteteve të shërbimit tani dhe në të ardhmen”, shkruan Geer.

Kryetari i Komunës së Ohrit, Konstatin Georgievski publikisht falënderoi BE për mbështetjen që jep në fushën përmbushjen e rekomandimeve të UNESCO-s dhe ruajtjen e natyrës dhe trashëgimisë kulturore të rajonit të Ohrit./Telegrafi/

Geer: Nuk ka vend për ndërtimet paleje në rajonin e Liqenit të Ohrit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";