Geer për Qeverinë e RVM-së: Të mos keqpërdoret flamuri evropian

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Raporti i Komisionit Evropian për përparimin e vendit i përmbush kushtet për nisjen e bisedimeve, por duhet të vazhdohet me reformat për realizimin e përparimit drejt zbatimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sundimit të së drejtës, reformat në administratën shtetërore”.

Ky është mesazhi i euroambasadorit në Maqedoninë e Veriut, David Geer.

“Duhet të kontribuoni që të përforcohet demokracia de sundimi i së drejtës. Nevojitet rishqyrtimi i Kodit Zgjedhor dhe të mos keqpërdoret flamuri evropian dhe të ketë përdorim më të vogël të miratimit të ligjeve me procedurë të shkurtuar. Parlamenti duhet ta forcojë rolin e vet dhe të ketë dialog konstruktiv mes partive politike”, tha Geer.

Ndryshe, shqyrtimi i Raportit me vonesë për gati 5 muaj nga prezantimi, siç tha kryetari i komisionit, Arbër Ademi, është për shkak të zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjes së qeverisë së re./Telegrafi/

Advertisement

Geer për Qeverinë e RVM-së: Të mos keqpërdoret flamuri evropian shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy